Feeds:
Posts
Comments

VIP-at  ne bote mundohen gjithmone te ruajne linja perfekte, per hir te popullaritetit dhe paparaceve, qe mezi presin t’i fotografojne ndryshe. Fundja, eshte bota e lajmit tashme :)

Te shikojme se si duken disa nga emrat femerore me te degjuar, me disa kg me shume..!!

 

 

 


Nga vrasëset seriale e deri tek kontesha e përgjakshme që bënte banjo me      gjakun e viktimave.
Përgjatë historisë, disa gra kanë kryer krime të tmerrshme që kanë tronditur shoqërinë në palcë. Që nga vrasja e fëmijëve të tyre e deri tek vrasëset seriale që vrasin me gjak të ftohtë. E para në listë është Belle Sorenson Gunnes. Kjo vrasëse seriale vriste për kënaqësi dhe babëzi. Dëshira e saj për të mira materiale e bëri të vriste rreth 42 vetë. Disa historianë mendojnë se ajo ka vrarë dhe dy vajzat e saj për të marrë para nga sigurimet. Belle mund të ketë djegur dhe biznesin e familjes për të marrë para nga kompania e sigurimeve. Edhe bashkëshorti i saj ka vdekur në rrethana të çuditshme. Në pronën e saj ishin varrosur 42 trupa të vrarë nga vetë ajo ndërkohë që ajo kishte fituar më shumë se një çerek milionë dollarë gjaku. Jane Toppan ishte një infermiere me një histori problematike. Ishte rritur nëpër jetimore dhe varfëria e kishte bërë akoma më të paqëndrueshme. Kur u rrit studioi për infermieri dhe profesorët vunë re pasionin e saj për fotografitë e autopsive. Ajo u diplomua dhe vazhdoi të merrej me pacientët, të cilët i drogonte, i çonte në prag të vdekjes, i ringjallte prapë dhe i drogonte sërish. Ajo u dënua për 11 vrasje, por pranoi se në fakt kishte vrarë 31 njerëz. E njohur si Kontesha e Përgjakshme,

1. Elizabeth Bathory
kjo grua kapricoze e kishte zakon të bënte banjo me gjakun e viktimave të saj të reja. Ajo mendonte se kjo do e mbante të re. Duke abuzuar pushtetin dhe pozicionin ajo ka kryer me dhjetëra vrasje, veçanërisht në radhët e shërbëtoreve të reja. Dashuria për gjakun e bëri të njohur si një vampire e vërtetë. Bashkëpunëtorja famëkeqe e Fred Ëest, Rosemary ishte jashtëzakonisht e rrezikshme dhe mishërimi i ligësisë. Fred dhe Rosemary shfrytëzonin njerëz të rinj që ishin naivë dhe i merrnin nga rruga në shtëpi duke u premtuar ushqim dhe strehë. Fati që i priste këta fëmijë të gjorë ishte i pamëshirshëm dhe shtëpia e tyre u quajt ‘shtëpia e tmerrit”. Susan Smith vrau dy djemtë e saj, Michael dhe Alex. Ajo mendonte se duke hequr qafe fëmijët do mund të rregullonte një marrëdhënie që kishte mbaruar keq. Ajo shkoi me makinë buzë liqenit dhe i la fëmijët në makinë që të zhyteshin në liqen, pasi kishte lëshuar frenat. Më pas ajo i telefonoi policisë duke ulëritur se fëmijët ia kishte vrarë një njeri me ngjyrë.

2. Belle Sorenson Gunness
Numri i viktimave: 42

Kjo vrasëse seriale vriste për kënaqësi dhe babëzi. Dëshira e saj për të mira materiale e bëri të vriste rreth 42 vetë. Disa historianë mendojnë se ajo ka vrarë dhe dy vajzat e saj për të marrë para nga sigurimet. Belle mund të ketë djegur dhe biznesin e familjes për të marrë para nga kompania e sigurimeve. Edhe bashkëshorti i saj ka vdekur në rrethana të çuditshme. Në pronën e saj ishin varrosur 42 trupa të vrarë nga vetë ajo ndërkohë që ajo kishte fituar më shumë se një çerek milionë dollarë gjaku.

3. Jane Toppan
Numri i viktimave: 31

Ajo ishte një infermiere me një histori problematike. Ishte rritur nëpër jetimore dhe varfëria e kishte bërë akoma më të paqëndrueshme. Kur u rrit studioi për infermieri dhe profesorët vunë re pasionin e saj për fotografitë e autopsive. Ajo u diplomua dhe vazhdoi të merrej me pacientët, të cilët i drogonte, i çonte në prag të vdekjes, i ringjallte prapë dhe i drogonte sërish. Ajo u dënua për 11 vrasje, por pranoi se në fakt kishte vrarë 31 njerëz.

4. Kontesha Elizabeth Bathory
Shumë viktima

E njohur si Kontesha e Përgjakshme, kjo grua kapricoze e kishte zakon të bënte banjo me gjakun e viktimave të saj të reja. Ajo mendonte se kjo do e mbante të re. Duke abuzuar pushtetin dhe pozicionin ajo ka kryer me dhjetëra vrasje, veçanërisht në radhët e shërbëtoreve të reja. Dashuria për gjakun e bëri të njohur si një vampire e vërtetë.

5. Rosemary West
Numri i viktimave: 10

Bashkëpunëtorja famëkeqe e Fred West, Rosemary ishte jashtëzakonisht e rrezikshme dhe mishërimi i ligësisë. Fred dhe Rosemary shfrytëzonin njerëz të rinj që ishin naivë dhe i merrnin nga rruga në shtëpi duke u premtuar ushqim dhe strehë. Fati që i priste këta fëmijë të gjorë ishte i pamëshirshëm dhe shtëpia e tyre u quajt ‘shtëpia e tmerrit”.

6. Aileen Wuornos
Numri i viktimave: 8

Fëmijëria e tmerrshme e kthyen këtë femër në një krijesë të zemëruar që vriste burra. Ajo shfaqi shenja të çrregullimit të personalitet që herët, duke thyer ligjin, duke grabitur dyqane me armë dhe duke u martuar me një 70-vjeçar, të cilin e keqtrajtonte. Ajo është subjekt i filmit të vitit 2003, “Monster”, në të cilin interpreton aktorja e famshme Charlize Theron.

7. Andrea Yates
Numri i viktimave: 5

Nganjëherë sëmundjet mendore mund të luajnë rol në krime. Çregullimet e personalitetit mund të shkaktojnë probleme të rënda tek personat, duke i kthyer ato në vrasës. Ky është rasti i Andrea Yates, e cila vrau pesë fëmijët e saj duke i mbytur në vaskë. Ajo e mendoi për shumë kohë veprimin që do kryente dhe donte t’i vriste fëmijët sepse mendonte se ata nuk janë ashtu siç duhet.

8. Beverly Allitt
Numri i viktimave: 4

E quajtur “ëngjëlli i vdekjes”, kjo vrasëse seriale ka lindur në Angli. Ajo ishte infermiere dhe në shënjestër kishte fëmijët e vegjël, të cilëve u injektonte insulinë. Si shumë vrasës të tjerë serialë dëshira e saj për të vrarë u rrit në mënyrë të shpejtë. Shumë shpejt ajo sulmoi 13 fëmijë duke vrarë katër nga ato. Sot ajo është në burg, ku është dënuar me burgim të përjetshëm.

9. Karla Homolka
Numri i viktimave: 3

Vrasësja Karla Homolka njihet si tradhtare e gjinisë së saj. Në bashkëpunim me partnerin e saj, vrasësin serial, Paul Bernardo ajo vrau tre femra të reja, një nga të cilat ishte motra e saj. Ajo nuk tregonte aspak mëshirë për femrat e reja që qëndronin të burgosura në shtëpinë e saj, edhe atëherë kur ato i luteshin për ndihmë.

10. Susan Smith
Numri i viktimave: 2

Susan Smith vrau dy djemtë e saj, Michael dhe Alex. Ajo mendonte se duke hequr qafe fëmijët do mund të rregullonte një marrëdhënie që kishte mbaruar keq. Ajo shkoi me makinë buzë liqenit dhe i la fëmijët në makinë që të zhyteshin në liqen, pasi kishte lëshuar frenat. Më pas ajo i telefonoi policisë duke ulëritur se fëmijët ia kishte vrarë një njeri me ngjyrë.

11. Diane Downs
Numri i viktimave: 1

Ajo është subjekt i romani të Anne Ruler, “Sakrificat e vogla”. Kur i dashuri i saj, Lew i bëri të qartë se nuk dëshironte të kishte fëmijë ajo krijoi një skemë, për të hequr qafe fëmijën që po i bëhej pengesë në jetë. Ajo vrau vajzën 7-vjeçare me gjak të ftohtë, si dhe u qëlloi dy të tjerëve. Në gjyq ajo tha se ishte e pafajshme, por njëri prej fëmijëve të mbetur gjallë tregoi çfarë kishte bërë e ëma.

Por këto që kanë ekzistuar realisht, duket se ka nga një arsye të fortë për t’u bërë pirate. Arratia. Arratia nga prostitucioni, shtypja, martesat e detyruara, skllavëria etj. Secila prej këtyre pirateve ishte e vendosur ta jetonte jetën sipas mënyrës së saj, jo sipas ligjeve, traditave dhe standardeve të kohës, kur kanë jetuar. Nga Kina, Maroku, nga Mesdheu e Nju Jorku e deri në Spanjë e Norvegji, këto gra jetuan jetën emocionuese e aventuriere të pirateve. Këto femra pirate shanin, pinin, luftonin dhe grabisnin njësoj si “homologët” e tyre meshkuj. Shumë prej tyre madje, visheshin si burra gjatë betejave. Disa prej femrave pirate më të famshme në histori janë Mary Read, Grace O’Malley, Anne Bonney, Cheng I Sao etj. Secila prej këtyre femrave kishte arsyet e saj për të dalë në det. Kishte nga ato gra që ishin të detyruara, disa prej tyre ndoqën burrat apo të dashurit, e disa të tjera, thjesht ndoqën traditën familjare. Përfundimi i tyre varion. Disa u dënuan me varje, disa vdiqën në burg, disa vdiqën në beteja, disa përfituan faljen, disa ndryshuan mënyrën e jetesës, e disa të tjera u zhdukën nga historia.

 

 

1. Anne Bonn, 1719-1720
Piratja e Karaibeve

E lindur me emrin Anne Cormache, ajo ishte vajza e paligjshme e një avokati irlandez dhe shërbyeses së gruas së tij. Për shkak të skandalit, ata të tre u vendosën në një koloni në Karolinën e Jugut, ku babai i saj krijoi një plantacion. Më pas ajo ra në dashuri me një detar të varfër dhe të dy ikën në një bastion piratësh në Bahamas. Aty ajo takoi piratin e njohur Calico Jack dhe iu bashkua ekuipazhit të tij , e veshur si mashkull. Ajo u takua dhe u njoh me piraten tjetër të njohur,

 

2. Mary Read
Anglezja e Karaibeve

Mary Read u rrit si djalë nga nëna e saj në mënyrë që ajo të mund të mbante familjen, pas vdekjes së të atit. Ajo luftoi si djalë me ushtrinë flamande. Më pas ajo u martua, por bashkëshorti i saj vdiq shumë shpejt. Pasi u përball me një jetë tavernash ajo vendosi të vishej si burrë dhe të nisej në lundrim. Ajo iu bashkua bandës pirateske të Calico Jack dhe njihej si një luftëtare e thekur. Ajo u takua me Anne Bonney gjatë kësaj kohe dhe të dyja i treguan njëra-tjetrës sekretin se ishin femra.

3. Lady Killigrew, 1530-1570

Lady Mary Killigreë e mori titullin e nderit nga Elizabeta I. Ajo ishte bashkëshortja zv/admiralit të Kornuollit, Angli. Gjatë asaj kohe, piratëria lejohej nga autoritetet, për sa kohë nuk bëhej shumë zhurmë dhe nuk kishte gjakderdhje. Lady Killigreë e mori me entuziazëm të madh këtë sipërmarrje dhe në vitin 1583 ajo sulmoi një anije gjermane duke vrarë gjithë ekuipazhin. Anija e saj u largua me plaçkën që përfshinte xhevahire dhe argjend. Mbretëresha Elizabeta I dëgjoi për sulmin dhe u zemërua dhe e dënoi me varje, për ta ndryshuar dënimin e saj në dënim me burg, vetëm në momentin e fundit.

4. Grace O’Malley, 1530-1603
Irlandezja që komandonte 200 burra

Grace O’Mally u mësua me jetën e detit nga i ati. Ajo ishte një vajzë e re rebele, së cilës i pëlqente të lundronte në det, ndaj preu flokët dhe u vesh si djalë. Ajo u bë kreu i sipërmarrjes tregtare të familjes dhe arriti të kishte katër fëmijë, dy burra dhe të jetë prijëse e klanit të saj. Kur bashkëshorti i saj vdiq ajo doli në det dhe u kthye sërish tek klani i saj për të luftuar kundër anglezëve. Mendohet se ajo ka lundruar në lumin Tamiz që të takohej me mbretëreshën Elizabetë, ndërkohë që për kokën e saj ishte vënë një çmim.

5. Jacquotte Delahaye, shekulli i 17-të
Piratja franceze e Karaibeve

Jacqoutte Delahaye (Buccaneer) ishte një një priate franceze dhe së bashku me Anne Dieu-Le-Veut, një ndër femrat e pakta pirate. Babai i saj ishte francez, ndërsa e ëma haitiane. Jacquotte përshkruhet si një bukuri e rrallë që u bë pirate pas vrasjes së të atit. Nëna i kishte vdekur gjatë lindjes, ndërsa vëllai i saj vuante nga zhvillime të vonshme mendore. Për të shpëtuar nga ndjekësit e saj ajo bëri sikur kishte vdekur e filloi të jetonte me emër të rremë, e veshur si burrë, për shuam vite.

6. Anne Dieu-le-veut, shekulli 17-të

Anne Dieu- Fillimisht ajo ishte një nga ato gratë që dërgoheshin në Haiti nga autoritetet franceze, për t’u martuar me kolonët atje. Në Tortuga ajo u martua me piratin Pierre Length dhe kur ai u vra në vitin 1683, Anne ftoi në duel vrasësin e tij, piratin e famshëm Laurens de Graff. I mahnitur nga guximi i saj, ai i propozoi që të dilnin bashkë në det dhe ajo pranoi. Ndryshe nga femrat e tjera pirate, ajo nuk u maskua si burrë dhe për këtë arsye tërhoqi vëmendjen e gjithë botës në atë kohë.

7. Cheng I Sao
Piratja që udhëhoqi 1500 anije

Cheng I Sao mori rolin e të shoqit pas vdekjes së tij. Ajo udhëhiqte një konfederatë piratësh me mbi 1500 anije, të njohur si “Flota e Flamurit të Kuq”. Ajo ose duhej ose të merrte në dore frerët e drejtimit, ose do të kishte përfunduar prostitutë. Ajo është e njohur për disiplinën e hekurt dhe ndëshkimet brutale. Flota ushtarake kineze humbi 63 anije në përpjekje për ta kapur atë dhe në fund u detyrua t’u ofronte amnisti të gjithë piratëve. Ajo vendosi të hynte në bisedime dhe arriti të merrte faljen e shkruar për gjithë njerëzit e saj. Disa historianë e cilësojnë si “piraten më të mirë që ka jetuar ndonjëherë”.

8. Mary Crickett
Piratja që u dënua me varje

Mary Cricket ishte një pirate jo shumë e suksesshme, e cila u dënua me varje në Virxhinia. Duke qenë se ajo hynte e dilte shpesh nga burgu, si shumë të tjerë u dërgua me kolonitë në Amerikë. Thuhet se ajo është arratisur shumë herë dhe gjithnjë ka ndërruar emrin. Ndërkohë që për shumë piratë të famshëm ka fakte të dokumentuara, për femrat pirate ka më pak fakte. Dhe Mary Cricket është një ndër ato, për të cilat s’ka shumë informacion. Kjo mbase sepse nuk shkëlqeu si disa prej kolegeve të saj.

9. Jeanne de Clisson, 1300-1359
Luanesha e Britanisë

Jeanne de Clisson ishte piratja e frikshme, e cila i binte kryq e tërthor Kanalit Anglez duke kërkuar për anije franceze. Anijet që ajo drejtonte kishin emrin “Flota e Zezë” dhe ishin të lyera krejtësisht me të ngjyrë të zezë, ndërsa velat të kuqe. “Flota e Zezë” iu vë në ndjekje dhe shkatërroi anijet e mbretit Filipi VI duke treguar mungesë mëshire me ekuipazhin. Por Clisson e kishte gjithnjë zakon të linte dy ose marinarë gjallë, që ata të mund të tregonin se “Luanesha e Britanisë” ishte gjallë dhe kishte goditur sërish. Pas 13 vitesh pirateri, Clisson u strehua në Britani dhe u martua me Sër Walter Bentley.

10. Rachel Wall
Piratja e parë amerikane

Rachell Wall thuhet se mund të ketë qenë piratja e parë femër amerikane. Ajo lindi në vitin 1760 në Pensilvani, në një familje të devotshme presbiterane. Shumë shpejt ajo iku nga shtëpia me peshkatarin George Wall, i cili e braktisi sapo ato mbërritën në Boston. Atje ajo u detyrua të punonte si shërbyese, por pas ca kohësh bashkëshorti i saj u kthye dhe i mbushi mendjen asaj që ta ndiqte pas në plaçkitjet në det. Rachel, George dhe pasuesit e tyre u bënë eskpertë të piraterisë. Rachel u bë gruaja e fundit që u var në Masaçusets.

 

1. Kleopatra VII. Philopator ka lindur fund të vitit  69 p.e.s. dhe ka vdekur më 12 Gusht 30 p.e.s. në Alexandria duke u vetvrarë. Ishte Mbretëresha e fundit të Egjiptit të vjetër. Ishte vajza e tretë e Tolomeut XII.Kishte origjinë greke dhe,duke pare praktikën e hapur midis ushtareve tolemaike per t’u martuar midis vëllezerish, ka mundesi që te kishte shumë pak gjak egjiptian ne vena. Në vitin  51 p.K. bëhet mbretëreshë e Egjiptit së bashku me të vëllanë Tolomeo XIII.Të dy duan pushtetin dhe Kleopatra lidh aleancë me Cezarin për të hequr nga froni te vellanë. Cezari kthehet në Romë në 46 p.K. Historia me Cezarin, që bëri aq shumë bujë, në të vërtetë zgjati vetëm një dimër. Kleopatra kaloi edhe një vit në Romë në visitë zyrtrë, por s’ka asnjë provë që të dy ishin ende të dashur. Pas vrasjes së Cezarit, Kleopatra kthehet në Aleksandri. Në vitin 42 p.K. Antonio ndan perandorinë me Oktavianin, duke marre Lindjen. Ishte 40 vjeç dhe ishte maruar me Fulvian. Kleopatra dhe Antonio takohen në Tasko në 42 p.K. Udhëheqësi romak dhe mbretëresha e Egjiptit bëhen aleatë dhe dashnorë, por Fulvia sëmuret dhe Antonio duhet të kthehet në Romë. Fulvia vdes, por Antonio është i detyruar të martohet me Oktvian, motrën e Oktavianit, për të ruajtur pozicionin e tij. Braktis Kleopatren shtatzënë me dy binjakë, do ta shohë vetem pas tre vjetësh. Në vitin 37p.K. Antonio niset në fushatë kunder Partëve dhe i kerkon Kleopatrës ta shoqerojë në Siri. Trupat e Antonios thyhen dhe ai kthehet në Aleksandri. Në vitin 32 p.K. Antonio divorcohet. Oktaviano nxit romakët kundër tij dhe konkubinen e tij të pabesë. Kleopatra e bind Antonion që ta presë sulmin e kundershtarit në Greqi. Beteja e Acios ishte nje disfatë për Egjiptianët. Antonio i ngul thikën vetes dhe Kleopatra, e mbetur vetëm, preferon të vdesë, duke u kafshuar nga një gjarpër helmues.Mbretëresha e fundit mitike e Egjiptit të lashtë vrau veten për të mos u burgosur në Romë si pre e luftës. Versioni i vrasjes së saj, i treguar nga Plutarku dhe filmat mitikë të Hollivudit, duhen lexuar sërish. Në fakt, historia na rrëfen se Kleopatra vdiq e helmuar nga pickimi i një gjarpri, ose më saktë nga kobra egjiptiane. Sipas dy studiuesve të Antikitetit, Christoph Schaefer dhe toksikologut Dietrich Mebs, ky version i vdekjes nuk është i vërtetë. Helmi i gjarprit do t’i kishte shkaktuar Kleopatrës një vdekje të ngadaltë pas disa orësh vuajtje mizore dhe ajo e dinte mirë këtë gjë. Kështu që ka gjasa të ketë përgatitur një lëng helmues, një përzierje kokute dhe opiumi, për një vdekje të menjëhershme dhe më pak të dhimbshme. Për të mbuluar gjurmët, ajo sajoi një tjetër alibi, duke krijuar kështu legjendën e helmit të gjarprit, që të mbetej në kujtimin e përjetësisë. Prej më shumë se dymijë vjetësh, legjenda e Kleopatrës është shkruar në shumë libra dhe transmetuar në dhjetëra filma hollivudianë, duke u treguar nga Plutarku e duke u interpretuar nga Liz Tejlor. Le ta kujtojmë edhe një herë shkurtimisht historinë. Mbretërisë së Kleopatrës po i vinte fundi. I dashuri i saj, Mark Antoni, i mundur nga Perandori Oktaviani në luftën civile, që pasoi me vrasjen e Çezarit, i dha fund jetës. Ishte gushti i vitit tridhjetë para Krishtit. Kleopatra ishte mbyllur në pallatin mbretëror, sepse e dinte fundin e fatit të saj: do të burgosej dhe më pas do të dërgohej në Romë në mënyrën më poshtëruese të mundshme nga romakët fitimtarë. Dhe çfarë bëri atëherë Mbretëresha më e bukur e botës së lashtë? Sipas versionit tradicional, iu dërgua një shportë me fiq të freskët, brenda së cilës ishte fshehur me vullnetin e saj një gjarpër që e pickoi dhe i shkaktoi vdekjen e menjëhershme. Sipas dy studiuesve, Schaefer dhe Mebs, ka shumë gjasa që Kleopatra të ketë përgatitur një lëng helmues për ta pirë dhe të kishte një vdekje më pak të dhimbshme. “Në mbretërinë e saj, mjeshtërit e helmeve ishin me shumicë dhe Kleopatra ishte një grua tepër e zgjuar për të përballuar një vdekje mizore si ajo e shkaktuar nga helmi i një gjarpri”, bën të ditur Schaefer. Kështu ajo vendosi që të gënjente në momentin më kulminant, duke i dhënë fund jetës dhe duke lënë në histori një version të rremë mbi vdekjen e saj. Nuk ka dyshim që kjo është një gënjeshtër me bisht, megjithatë e çfarë nuk mund t’i falet një gruaje të bukur dhe tepër të zgjuar si ajo.

 

2. Mata Hari (Margherita Gertrude Zelle) lindi më, 7 gusht të vitit 1876, në Leuuwarden , Holandë. Pas një fëmijërie shumë të vështirë, prindërit u ndanë për shkak të problemeve ekonomike, ndërsa ajo mbeti me të ëmën që vdiq vetëm pak vite më vonë. Kur ishte 20 vjeçe iu përgjigj kërkesës për martesë të një zyrtari, rreth 20 vjet më të madh se ajo. Vitet e para, qenë shumë të lumtura, u transferuan në Indonezi dhe lindën 2 fëmijë. Pastaj ndodhi tragjedia, vdekja e papritur e djalit të madh, për shkak të një helmimi misterioz dhe grindjet e vazhdueshme me bashkëshortin e çuan drejt ndarjes. Pasi mbeti e vetme, duke braktisur edhe profesionin e mësueses, u transferua në Paris dhe filloi të kërkonte fatin si balerinë ekzotike e eksperte për vallëzimet orientale. Me emrin skenik Mata Hari (Sytë e mëngjesit në gjuhën indoneziane) shumë shpejt arriti një sukses të paimagjinueshëm në qytete të ndryshme të Evropës. Asaj iu atribuan, nuk dihet nëse janë shpifje ose të vërteta, flirtet dashurore dhe lidhjet me ministrat, eksponentë politikë e ushtarakë të lartë, duke rritur popullaritetin e saj dhe duke e bërë njëkohësisht një divë të asaj kohe, por gjithashtu duke rritur edhe dyshimet rreth figurës së saj. Dyshime, që u konkretizuan, kur u akuzua për spiunazh. Mata Harit iu vu numri agjenturor gjerman “H.21”, ku H, siç u mësua më vonë nga kundërzbulimi aleat, përdorej për spiunët e rekrutuar para gushtit të vitit 1914. Kur filloi lufta në vitin 1914, Mata Hari ishte një spiune me përvojë për Gjermaninë, vend që ajo e adoptoi edhe për atdhe. Por ajo u zbulua nga francezët, të cilëve u kishte premtuar gjithashtu bashkëpunim. Pas kësaj, në një gjyq të posaçëm ata morën vendimin që ta pushkatonin. Megjithatë, historianët kanë debatuar gjatë këtyre viteve, nëse Mata Hari duhej konsideruar një agjente e infiltruar gjermane në Francë në një periudhë shumë të rëndësishme për fatet e Evropës, apo në të kundërt, personazhi i saj i dykuptimtë dhe intrigues, përveçse shumë popullor, mund të ketë shërbyer si “kurban” për të larguar vëmendjen nga zhvillimet e operacioneve ushtarake të luftës së madhe dhe të gjenin në të njëjtën kohë, një fajtor të thjeshtë dhe të pambrojtur. Margherita u rebelua ndaj këtij fati dhe luftoi deri në fund, për të hedhur poshtë akuzat që ju bënë, duke e quajtur veten të pafajshme. Megjithatë, kjo nuk mjaftoi për të ndryshuar verdiktin e Gjykatës Franceze, e cila e dënoi duke e cilësuar një spiune gjermane. Sipas vendimit, në një gjyq të posaçëm u vendos, që në 15 tetorin e vitit 1917 t‘i jepej fund jetës dhe mitit të saj. Por edhe pas vdekjes së saj, ashtu siç tregojnë kronikat e mëvonshme, ishte një grua e denjë për t‘u quajtur divë. Femra më e famshme e të gjitha kohërave në historinë e spiunazhit, e njohur ndryshe me emrin skenik Mata Hari, që u bë sinonim i misterit dhe joshjes, u pushkatua më 15 tetorin e vitit 1917, në poligonin ushtarak francez të Vincennas, pasi akuzohej se ishte spiune e gjermanëve në kohën e Luftës së Parë Botërore. Kërcimtarja ekzotike, që “çmendi” zyrtarët më të lartë të asaj kohe, ishte vetëm 41 vjeçe ditën kur u pushkatua. Por, për një personazh kaq të veçantë, edhe momenti fatal i ekzekutimit nuk mund të krahasohet me një “ceremoni” normale. Kështu, mbi sjelljen e Margherita Gertrude Zelle, përpara skuadrës së ekzekutimit të ngarkuar për ta qëlluar për vdekje, gjatë gjithë kohës kanë lulëzuar legjenda dhe thashetheme nga më të ndryshmet. Madje, ka edhe nga ata që thonë se ushtarëve të togës së ekzekutimit iu lidhën sytë për të parandaluar rrezikun që mund të kushtëzohej nga sjellja karizmatike e spiunes bukuroshe, e gatshme të bënte një sjellje jo morale edhe në prezencën e tyre.Po sipas zërave që qarkullojnë, Mata Hari e kishte përballuar shumë lehtë këtë provë të vështirë të jetës, duke treguar se ishte më se e qetë, madje në çastin më të tmerrshëm, përpara goditjes, i kishte parë qetësisht në sy dhe plot ëmbëlsi ekzekutuesit e saj, duke u dërguar edhe puthje. Pamja erotike e valltares holandeze dhe veprimet e saj nuk mund të ndaleshin para asgjëje. Kështu, sipas zërave, që nuk janë konfirmuar kurrë, vetëm pak çaste para se të pushkatohej, Mata Hari kishte hequr fustanin dhe kishte kërkuar që ta pushkatonin nudo. Detaje këto që ndoshta do të ndihmojnë akoma më shumë për të hedhur dritë mbi mitin e agjentes sekrete bukuroshe prej afro një shekulli.

 

3. Nefertiti

Që ditën kur u zbulua, më 6 dhjetor të vitit 1912, bukuria e bustit të mbretëreshës hyjni të antikitetit mahniti dhe frymëzoi një seri të pafund piktorësh, skulptorësh, regjisorësh e studiuesish, gjë që padyshim arrin ta bëjë me të njëjtin intensitet edhe sot. Buzëqeshja hyjnore që lexohet në buzët e saj, qafa e hijshme, bukuria e fytyrës, ëmbëlsia e karakteri i fortë që reflekton kjo kryevepër dëshmojnë jo vetëm gjenialitetin e skulptorit, por edhe bukurinë e rrallë të mbretëreshës Nefertiti. Disa egjiptologë mendojnë, duke ju referuar emrit të saj, se Nefertiti vinte nga ndonjë vend i largët dhe ka shumë gjasa që mos të ketë pasur prejardhje nga familje me gjak mbretëror. Hipoteza më e besueshme është ajo që Nefertiti ishte e bija e një oficeri të lartë të ushtrisë, të quajtur Aji, i cili, pas vdekjes së Tuthankhamonit, djaloshit Faraon, u ul edhe vetë në fronin mbretëror (ka shumë mundësi të ketë qenë pikërisht Aji njeriu që e vrau Tuthankhamonin për t’i zënë fronin). Në mbishkrime të ndryshme Aji i referohet vetes si “Babai i Zotit”, gjë që të bën të mendosh se ai ka qenë vjehërri i Faraonit Akhenaton, bashkëshortit të Nefertitit, megjithëse nuk ka të dhëna të sigurta që të shpien në një përfundim të tillë. Në thelb nuk dihet asgjë e sigurt për Nefertitin deri në çastin kur ajo u martua me Faraonin Akhenaton, një ndër faraonët më të përfolur të Egjiptit. Peruidha e mbretërimit të tyre është një ndër më të trazuarat e historisë të Egjiptit, pasi u karakterizua nga ndryshime rrënjësore në besimin fetar, duke qenë se Zotat tradicionalë u braktisën nga familja mbretërore në favor të një përëndie të vetme, Zotit Diell të quajtur Aton. Për t’u theksuar është fakti se megjithë përpjekjet e familjes mbretërore për të rrënjosur një besim monoteist (veprim tejet i avancuar për kohën), kultet e Zotave tradicionalë mbijetuan dhe nuk u çrrënjosën nga teologjia egjiptiane. Besohet se Nefertiti luajti një rol aktiv gjatë ndryshimeve fetare dhe kulturore, nismëtar i të cilave ishte Faraoni Akhenaton. Jo më kot Akhenatoni ka hyrë në histori si Faraoni Heretik. Një sërë egjiptologësh shtyhen më tej dhe mendojnë se ka qenë pikërisht Nefertiti ajo që u bë nismëtare e besimit të ri dhe bindi bashkëshortin për ta rrënjosur këtë besim në popull. Asnjë rit i shenjtë nuk mund të kryhej pa praninë e Nefertitit. Falë saj dielli shfaqej në horizont, dashuria e të cilit për përëndeshën dyfishohej në përëndim. Në tempullin e madh të Atonit gjendeshin disa statuja të Nefertitit të cilave u drejtoheshin lutjet për prosperitetein e Dy Tokave.

Cifti mbretëror ishte i përbërë nga dy personalitete me rëndësi të barabartë përpara syve të Zotit Aton. Nëpër skena apo zbukurime ajo shfaqet tejet e madhërishme dhe e së njëjtës rëndësi me Faraonin, gjë krejt e pazakontë për një mbretëreshë. Në veçnti të shumta në numër janë skenat përgjatë të cilave Mbreti dhe Mbretëresha i drejtojnë së bashku lutjet dhe kryejnë ritualet e ndryshme për nder të Zotit Aton. Gjithashtu ishte pikërisht figura e Nefertitit ajo që u gdhend në katër këndet e sarkofagut të Faraonit Akhenaton për t’i siguruar mumjes së tij mbrojtjen e përjetëshme. Përmasat e figurave të saj ishin jo vetëm të së njëjtës shkallë me ato të faraonit (zakonish përmasat e faraonëve ishin shumë më të mëdha se të të tjerëve), por në një rast ajo tregohet duke mposhtur një armik, pozë karakteristike vetëm për faraonët. Po ashtu, në një skulpturë tjetër murale ajo shihet të ngasë karron e saj, edhe ky një privilegj që u rezervohej vetëm faraonëve. Një pompozitet dhe një rëndësi e tillë bëjnë të mendohet se Nefertiti ishte e veshur me një pushtet krejt të pazakontë për një mbretëreshë, aq sa disa egjiptologë mendojnë se ajo e mbajti e vetme fronin e Egjiptiti pas vdekjes së Akhenatonit. Ajo i dhuroi Faraonit Akhenaton gjashtë vajza, dy nga të cilat mendohet të kenë vdekur gjatë një epidemie. Nefertiti ishte njerka e Tuthakhamonit. Një gjë e tillë ka bërë që një numër i madh egjiptologësh të hamendësojnë se, ndërsa vogëlushi perandor ishte rreth 12-të vjeçar, Nefertiti u bë bashkëregjente, për të marrë krejtësisht në dorë frenat e pushtetit pas vdekjes së Tuthankhamonit, duke mbretëruar kështu e vetme për një periudhë të shkurtër kohore. Gjasat më të mëdha janë që, për arsye që mbeten ende mister, ajo të ketë dalë nga skena rreth vitit të 12-të të mbretërimit të Akhenatonit. Në të vërtetë, zhdukja e mbretëreshës së famshme mbetet po aq misterioze sa edhe shfaqja e saj përkrah Faraonit Akhenaton. Nuk dihet me siguri në ajo u vra, apo vdiq për shkaqe natyrore. Me siguri dihet vetëm që në atë çast të trazuar të historisë së Egjiptit, çast ku Nefertitit luajti një rol të dorës së parë, armiqtë e saj duhet të kenë qenë jo të paktë. Këtë tezë e përforcon edhe fakti që shumë nga skulpturat e mbishkrimet ku gjendej emri i saj janë shkatërruar, përpjekje kjo për ta fshirë emrin e saj krejtësisht nga faqet e historisë së Egjiptit të lashtë. Edhe ajo që mendohet se është mumja e Nefertitit, nuk mund të japë shumë përgjigje për fatin e Mbretëreshës, pasi, gjatë viteve që pasuan vdekjen e saj, është gjymtuar qëllimisht në masë të madhe.

Stiliste te njohura!

1 . Elsa Schiaparelli:

Ishte një dizenjuese italiane e modës. Së bashku me Coco Chanel, rivalja e saj më e madhe, ajo konsiderohet si një nga figurat më të shquarmidis dy luftërave botërore.  Duke filluar me gjëra të thurura,  Schiaparelli dizenjoi duke  u ndikuar  nga stili surrealist.

2. Coco Channel:

Ajo shpiku elegancën e shkëlqyeshme e cili është pranuar më vonë nga gratë e biznesit amerikan. Coco Chanel kishte një vështrim të pagabueshme. Ky vështrim nuk është subjekt për sjellje të çuditshme.
“Unë i urrej vajzat e vjetra e  të vogla,” tha Chanel rreth grave të veshur minifund. Ajo vetë e përqëndroi krijimtarinë e saj për gratë jo adoleshente. Coco tall idenë e një gruaje që përpiqet të  konkurrojë  me vajzat e reja, duke përdorur armët e tyre.
“Burrat vishen si gra, gratë si burra, dhe askush nuk është i kënaqur me atë që ai ose ajo ka,” tha Chanel në shtatëdhjetë vjetorin e saj. Gabimi më i madh për një grua, sipas Chanel, përpjekja për të ndryshuar veten. Sepse lumturia e vërtetë nuk ndryshon.

3. Josephine Esther Mentzer:

E njohur në botë si Estee Lauder, u lind më 1 korrik, 1908 në një familje hebreje në Corona, Queens. Ajo ishte fëmija i nëntë në familjen e saj.
Ëndrrat e saj për ndërtimin e perandorisë saj të bukurisë kanë lindur, kur Estee ishte dymbëdhjetë vjeç.Mbështetësi i parë i saj në karrierë ishte xhaxhai i saj John Schotz, kimist emigrant i cili kishte një laborator për të bërë aromat. Ai inkurajoi Estee në ëndrrën e saj për t’i bërë gratë joshëse. Ai e mësoi atë që të përdorte vajra për pastrimin dhe hidratimin e lëkurës, në vend të përdorimit të sapunit dhe ujit.
“Në çdo jetë ka një moment – një ngjarje apo një realizim –që sjell një ndryshim të parevokueshëm.Nëse ndryshi e bën njeriun të lumtur, ai duhet të njohë momentin e ta  kap atë pa vonesë”, ishte këshilla e Estee Lauder të gratë.

4. Hanae Mori është një nga dizenjueset e  modës më të shquara dhe të respektuara në Japoni. Ajo është e vetmja grua japoneze që ka paraqitur koleksionet e saj në pasarelat e Parisit dhe New York, dhe gruaja e parë aziatike që të pranohet nga Haute Couture Design në Francë. Ajo është edhe projektuesja më e nderuar femer në Japoni. Duke qenë një nga gratë e para që ka një karrierë në Japoni, ajo konsiderohet gjerësisht si një ikonë e grave çliruar. Shtëpia e saj të modës, u hap në Japoni në vitin 1951.

5. Donatela Versace

Eshte nje stiliste italiane, ashtu sikurse edhe i vellai Ganni Versace, shpikesit e firmes se rrobave Versace. Koleksionet e saj jane teper te njohura, ashtu sikurse edhe firma e saj e parfumeve.

6. Katerina Boci eshte stilistja shqiptare me klientele per t’u patur zili nga mjaft stiliste te njohur ne bote. Ajo e ka nisur karrierën e saj dhe ka hapur atelienë e parë personale në vendin e lindjes, Shqipëri. Në vitin 2001, ajo emigroi në Shtetet e Bashkuara dhe u bë menjëherë e njohur në zonën e Detroit për modelet e saj të veshjeve, të cilat ishin me stil mjaft të dallueshëm, duke shitur me fitime të mëdha dhe duke krijuar shumë shpejt një klientelë të sofistikuar private, si dhe në butikë si Kleinfeld në Nju Jork, Roma Sposa dhe Alessandra Bridal në Michigan dhe Sposaitalia në Kanada. Pasi u diplomua në Institutin SITAM në Padova, Itali, Boçi hapi atelienë e saj në Shqipëri. Në vitin 2007, Boci hapi studion më të madhe të modës në Miçigan. Në ndërtesën mbi 2 000 mijë metra katrorë, ajo pret klientë të shquar me shije të mira në fushën e modës. Shumë çmime shënohen në karrierën e Katerina Boci, një pjesë të të cilave i ka fituar si stilistja më e mirë “Best Designer” nga “Hour Detroit Magazine”, Strut Magazine etj. Por stilimet e saj janë paraqitur edhe brenda revistave e gazetave të njohura si “The New York Times”, “Hour Detroit”, “Style” dhe “Inside Weddings”.

7. Rezarta Skifteri

E mirenjohur si stilistja shqiptare qe ka sjelle ndryshime ne konceptimin e modes. Veshjet e saj jane teper te admirueshme, ka organizuar sfilata Brenda dhe jashte vendit. Shquhet per moskokecarje, stilt e crregullt dhe rikthime ne vitet e meparshme.

Per te lene pershtypje tek publiku dhe per te ndryshuar nga te gjithe te tjeret: Kjo mbase eshte arsyeja se pse shume VIP te huaj dhe shqiptar organizojne performancat nga me te ndryshmet e mbreselenese ne skenat ku debutojne. Le te shohim disa prej tyre:

1. Lady Gaga

 

 

2. Britney Spears

 

 

3.Pink

 

 

4. Katy Perry

 

 

5. Beyonce Knowlis

 

 

6. Rihanna

 

 

7. Jennifer Lopez

 

 

8. Shakira

 

 

9. Adelina Ismajli

 

 

10. Rezarta Shkurta

 

11. Zajmina Vasjari

 

12. Ciljeta Xhilaga

1. Julia Gillard
Kryeministrja e Australisë
Kryeministrja e 27-të e Australisë, e cila rrëzoi kryeministrin paraardhës Kevin Rudd, është kryeministrja e parë femër në historinë e vendit.

2. Angela Merkel
Kancelarja e Gjermanisë
Kancelarja e parë femër e Gjermanisë, Angela Merkel është zëri femëror më i lartë dhe më me influencë në skenën politike të Evropës dhe konsiderohet një ndër femrat më të fuqishme të botës.

3. Johanna Sigurdardottir
Kryeministre e Islandës
Presidentja e Islandës, Johanna Sigurdardottir nuk është vetëm liderja e parë femër e vendit, por është gjithashtu edhe liderja e parë botërore e deklaruar gei.

4. Sheikh Hasina Wajed
Kryeministrja e Bangladeshit
Sheikh Hasina Wajed është zgjedhur dy herë kryeministre e Bangladeshit. Ajo është zgjedhur në zyrë herën e parë nga viti 1991-2001 për t’u rizgjedhur sërish në vitin 2008.

5. Ellen Johnson-Sirleaf
Presidente e Liberisë
Liberia është kombi i parë afrikan që ka një presidente femër. Sierleaf u zgjodh në një votimet e vitit 2005 pasi udhëhoqi një lëvizje paqësore të quajtur “Aksioni Masiv i Femrave të Liberisë për Paqe”.
Pratibha Patil
Presidente e Republikës së Indisë
Pratibha Patil është presidentja e 12-të e Indisë dhe e para femër që mban këtë detyrë. Ajo fitoi në zgjedhjet e vitit 2007 pasi u dominua nga Aleanca e Bashkuar Progresive e së Majtës Indiane.

6. Laura Chinchilla
Presidente e Kosta Rikës
Presidentja e Kosta Rikës, Laura Chinchilla është gruaja e parë që mban një pozicion aq të lartë në vend. Qëndrimi i saj kundër abortit dhe martesave gej ka bërë që ajo të kritikohet nga grupet e të drejtave të njeriut.

7. Gloria Macapagal-Arroyo
Presidente e Filipineve
Gloria Macapagal-Arroyo është presidentja e dytë femër e Filipineve pas Corazon Aquino. Vajza e ish-presidentit Diosdado Macapagal është edhe dhe pasardhëse e Lakandulës, raxhai i fundit i Saludongut.

8. Dalia Grybauskaite
Presidente e Lituanisë
Presidentja e Lituanisë, Dalia Grybauskaite emërtohet shpesh me nofkën e Thatcher “Zonja e hekurt”, për qëndrimin e saj të fortë dhe rripin e zi që mban në artet marciale.

9. Cristina Fernandez de Kirchner
Presidente e Argjentinës
Krichner e mori detyrën e presidentes në tetor të vitit 2007 pasi fitoi 45 përqind të votave. Ajo fitoi rreth 22 përqind më shumë se rivali i saj në garë duke u bërë femra e dytë presidente e Argjentiës.
Tarja Halonen
Presidente e Finlandës
Presidentja e parë femër e Finlandës u zgjodh në mars të vitit 2000. Kryetarja e partisë Social-Demokrate ka qenë anëtare aktive e parlamentit që prej vitit 1979 dhe ka një karrierë të gjatë në punën me sindikatat.

10. Jadranka Kosor
Kryeministre e Kroacisë
Ish-gazetarja Jadranka Kosor u zgjodh kryeministre e Kroacisë në vitin 2009, pasi Ivo Sanader dha dorëheqjen. Ajo u zgjodh automatikisht pasi partia e saj e Unionit Demokratik fitoi 83 vende nga 153 vendet në parlament.

11. Roza Otunbayeva
Presidente e përkohshme e Krigistanit
Pas revolucionit të Tulipanit në prill 2010 që rrëzoi presidentin Kurmanbek Bakiyev, ish-ministrja e jashtme Roza Otunbayeva u zgjodh si presidente e përkohshme e qeverisë.

12. Doris Leuthard
Presidente e Zvicrës
Politikania dhe avokatja Doris Leuthard u zgjodh presidente e këshillit federal të Zvicrës në vitin 2010. Këshilli përbëhet nga shtatë anëtarë ekzekutivë dhe asnjë prej këtyre presidentëve nuk quhet kreu i vendit, por secili drejton nga një vit.

13. Kamla Persad-Bissessar
Kryeministre e Trinidad dhe Tobago
Kryeministrja e parë femër e Trinidad dhe Tobago mori detyrën në maj 2010. Ajo e ka nisur karrierën në vitin 1995 si deputete e me pas Prokurore e Përgjithshme dhe ministre e Arsimit.

14. Mary McAleese
Presidente e Republikës së Irlandës
Mary McAleese është femra e dytë kryeministre e Irlandës dhe femra e parë që zgjidhet në këtë post pas një femre tjetër. Ajo u bë presidente në vitin 1997 dhe fitoi një mandat të dytë në vitin 2004.

 

15. Julia Timoshenko. Kryeministre e Ukrahines. E njohur per natyren e saj te embel dhe e bukur.

Follow

Get every new post delivered to your Inbox.