Feeds:
Posts
Comments

Archive for the ‘Martesa’ Category

E ka dizenjuar nje stilist malajzian, Faisol Abdullah. Ky fustan eshte i dekoruar me 751 copeza diamanti. Kete fustan e kane veshur shume femra te famshme si Nicole Kidman, Angelina Jolie, Britney Spears dhe Jennifer Lopez. Ky fustan kushton me shume se 30 milion dollare.

 

Ndersa fustani i nuserise me i shtrenjti ne bote eshte ai i dizenjuar nga Muawad, e perbere nga diamante 70 karatshe

Read Full Post »

1. Jacqueline Lee Bouvier

2. Grace Kelly


3. Princess Diana of Wales

4. Rebecca Romijn

5. Fergie

6. Nicole Kidman

7. Ashlee Simpson

8. Natasha Bedingfield

9. Milla Jovovich

10. Kristin Bauer

Read Full Post »

Lidhje te cuditshme!

1. Martesa me e shkurter Britney Spears dhe Jason Alexander Martesa: 2 dite
Kengetarja e njohur Britney Spears vitet e fundit ka qene protagoniste e skandaleve te vazhdueshme. Ne vitin 2004 ajo tronditi gjithe adhuruesit e saj, kur u martua ne Las Vegas me nje shokun e shkolles se mesme. Martesa u anulua te nesermen pasi te dy kishin qene te dehur, kur ishin martuar.


2. Me shume martesa dhe divorce: Elizabeth Taylor

Elizabeth Taylor eshte martuar 8 here dhe po aq ehste divorcuar.


3. Shpenzimi me i kote i parave Liza Minnelli dhe David Gest
Shpenzimet: 3.5 milione dollare. Ceremonia e marteses se Minelli-t, e cila eshte vajza e Judy Garland, ishte e mbushur me yje te spektaklit dhe kushtoi 3.5 milione dollare. Deshmitar i çiftit ishte Michael Jackson. Martesa zgjati vetem 16 muaj, nderkohe qe divorci zgjati per vite te tera, ku dy bashkeshortet hodhen balte mbi njeri tjetrin.


4. Martesa me e çuditshme Pamela Anderson dhe Tommy Lee
Pamela Anderson dhe Tommy Lee u martuan ne vitin 1995 pas kater ditesh qe shoqeroheshin bashke. Ata nuk perdoren unaza por bene tatuazh emrat e tyre. Martesa eshte shoqeruar me dhune, me videokaseta seksi dhe ndarje te zhurmshme, per t’u kthyer serish bashke e per t’u ndare prape.


5. Divorci me i piset Alec Baldwin dhe Kim Basinger
Alec Baldwin dhe Kim Basinger u njohen ne vitin 1990, anuluan fejesen ne vitin 1992, u martuan ne vitin 1993, sollen ne jete nje femije ne vitin 1995 dhe ne vitin 2001 u perfshine ne nje beteje te shemtuar divorci. Ata thane gjera te tmerrshme per njeri tjetrin duke futur ne mes te gjithe kesaj beteje dhe vajzen e tyre.


6. Çifti me i çmendur Spencer Pratt dhe Heidi Montag
Ata jane ndare, por mund te quhen serish si çifti me i çmendur i Hollivudit. Ajo vendosi te bente 10 operacione plastike ne nje dite te vetme duke u transformuar ne nje krijese te panjohur. Dhe ne gjithe kete proces, Spencer ishte i pranishem duke dokumentuar ngjarjen me nje kamera dore. Ata shquhen per dramat e tyre te sajuara e te vena ne skene para paparaceve.


7. Bashkimi vjen nga droga Whitney Houston dhe Bobby Brown
Dikur ajo ishte kengetarja me ze te arte. E bukur dhe me nje ze qe “ngjallte te vdekurit” ajo mund te kishte gjithe boten nen kembet e saj. Por, dashuria per ish-bashkeshortin e saj e beri qe te futej ne nje martese te droguar, ku ajo pranoi se kishin perdorur kokaine dhe marijuane per 14 vjet te marteses se tyre.


8. Çifti me i çuditshem  Lisa Marie Presley dhe Michael Jackson
Lisa Marie Presley e Michael Jackson u konsideruan qe ne momentin e pare nje bashkim i çuditshem. Ajo u shfaq ne videon e tij “You are not alone” ne vitin 1995 e mbuluar vetem me nje çarçaf. Ata u martuan 12 dite pasi ajo u nda nga bashkeshorti i saj i pare, Danny Keough, por nuk zgjati shume.


9. Romanca me e frikshme Woody Allen dhe Soon Yi
Regjisori i famshem Woody Allen shkaktoi nje turbullire te madhe ne vitin 1992, kur doli ne drite fakti se ai kishte nje marredhenie me vajzen e adoptuar adoleshente te te dashures se tij prej 12-vjetesh, Mia Farrow. Farrow e mesoi per lidhjen pasi gjeti fotot nudo te vajzes ne apartamentin e Allen. Ata u martuan ne vitin 1997.


10. Martesa ne te cilen s’besojme Tom Cruise dhe Katie Holmes
Tom Cruise dhe Katie Holmes u fejuan vetem dy muaj pasi filluan te dilnin bashke, pasi ai u hodh ne divanin e Oprah e pasi po pesonte nje rrenim mediatik, per shkak se kishte sulmuar Brooke Shields per perdorimin e qetesuesve e pasi kishte pushuar nga puna publicistin e tij. Ne ato kohe sillej si i çmendur dhe i duhej nje imazh i paster si ai i Holmes per t’u rehabilituar.

 

Read Full Post »