Feeds:
Posts
Comments

Archive for the ‘Jam ndryshe!’ Category

– Të freskëta prej suksesit në zgjedhjet parlamentare, një grupe politikanesh ceke kanë pozuar për një kalendar për të theksuar rritjen e pranisë së femrave në politikën ceke. Anëtaret e partisë së Çështjeve Publike do të shfaqen në kalendarin e vitit 2011, i cili ka në fokus bamirësinë. Aty ato shfaqen duke pozuar në veshje provokative. Kalendari vjen pasi një rekord femrash prej 44 deputetesh u zgjodh në parlamentin evropian.

Lenka Andrysova, e cila shfaqet në një fustan të hollë e ulur në një dollap në faqen e shtatorit të kalendarit u shprej: “Ne duam të tërheqim vëmendjen për faktin se kemi femra në politikë”.

Marketa Reedova, kandidate e Çështjeve Publike për kryebashkiake e Pragës shfaqet në një karrige gjysëm e zhveshur dhe shprehet: “Influenca politike e femrave po rritet. Pse të mos tregojmë se jemi jemi femra që nuk kemi frikë të jemi seksi? Çekët janë njerëz mendjehapur”.

-Zgjedhjet në maj për herë të parë shënuan rolin e një gruaje në atë të kryetare së parlamentit, Miroslva Nemcova. Kjo nuk është hera e parë që femrat politikanë zhvishen për të pozuar. Femrat seksi në politikën botërore janë të pranishme prej disa kohësh.

-Maria Carfagna është një politikane italiane, e cila aktualisht është ministre për Shanset e Barabarta. Ajo ka qenë më parë modele dhe prezantuese televizive dhe është përshkruar si “ministrja më e bukur në botë” dhe cilësohet si “Mara la bella” (E bukura Mara). Para disa kohësh u përfol se ajo dhe kryeministri Berlusconi kishin një marrëdhënie sekrete. Është i njohur fakti se ai ka thënë, “Nëse s’do isha i martuar do isha martuar me të njëherë”. Frazë kjo që detyroi bashkëshorten e tij, Veronica t’i shkruante një letër publike në mediat e shkruara ku kërkonte nga ai falje publik.

– Ruby Dhalla është një politikane kanadeze 34-vjeçare me origjinë indiane, e cila është klasifikuar si një ndër politikanet më seksi të botës. Ajo është anëtare e partisë Liberale, një parti e fuqishme kjo në politikën kanadeze. Ajo është diplomuar në Biokimi në vitin 1995. Dhalla, gjithashtu ka marrë pjesë në disa filma indianë. Thuhet se ajo ka interpretuar në rolin kryesor të filmit “Kyon? Kis Liye?”, një film në gjuhën hindu i xhiruar në Ontario. Ajo ka dalë e dytë në konkursin Mis India të zhvilluar në Kanada në vitin 1993. Dhalla ka mohuar të ketë marrë pjesë në ndonjë film dhe në vitin 2009 u shpreh se imazhet e saj në posterat e filmin ishin montuar për të shfrytëzuar statusin e saj politik.

– Caroline Flint, Britani e Madhe
Ish-ministrja e Punës, e cila u ankua se Gordoën Broën i trajtonte femrat si pastruese xhamash, pozoi në një karrige e veshur me një fustan të kuq mëndafshi për një revistë në vitin 2009, duke nxjerrë në pah anën e saj femërore.

– Anna-Maria Galojan, Estoni
26-vjeçarja drejton Lëvizjen Evropiane Estone. Ajo është votuar si një nga njerëzit më të rëndësishëm në Estoni, por gjithashtu është akuzuar se ka mbledhur fonde për t’i shpenzuar në produkte bukurie. Përgjigja e saj? Pozimi nudo për një revistën “Playboy”.

 

Read Full Post »

Zbulohen historitë e dashurisë së Mercedes D’acosta, Ona Munson, Greta Garbo, Eleanor Roosevelt dhe Marlene Dietricht..
Pas famës, sharmit dhe puthjeve magjike me burra, ato fshihnin pasionin për t’u rrokur nga krahët e femrave të tjera, aventura të ndaluara me dashnore sekrete dhe letra të zjarrta të ngatërruara mes rreshtash me buzëkuq. Janë pesë gratë më të bukura që joshën meshkujt më të pushtetshëm të botës, por që realisht u dorëzuan vetëm në shtratin e mikeshave të tyre të zemrës…!

1. Mercedes D’Acosta

Pas emrit të saj lidhen dhjetëra histori dashurish, shpesh edhe të marrosura me figurat më të njohura të kinemasë. Pa dyshim, poetja latine mbetet dashnorja më e madhe e historive lesbike, pas Safos, poetes së famshme greke. Mercedes D’Acosta, pati dashuri të ndaluara me Marlene Dietrich, Isadora Duncan, por më e forta ishte ajo me Greta Grabon. Preferonte të vishej si burrë, të pinte duhan dhe të joshte me po të njëjtën forcë si meshkujt. Femrat që u dashuruan pas saj, magjepseshin nga sjelljet, lirika e të shprehurit të dashurisë në vargje. Në librat e shkruar nga D’Acosta, ajo rrëfen deri në detaje emocionet deri tek mënyra se si i trajtonte femrat. Shkrimtarja joshte dhe mbante pas vetes femrat që donte edhe pasi ishte xheloze, duke rrezikuar edhe martesat e tyre.

2. Greta Garbo

Në vitin 1931, në kulmin e karrierës, jeta e Greta Garbos mori një kthesë tjetër: u dashurua marrëzisht me shkrimtaren Mercedes D’Acosta. Patën një histori dashurie të fshehtë për 12 vjet. Asokohe, Garbo shfaqej me lule dhe dhurata në duar që ia dedikonte dashnores latine. Edhe D’Acosta ishte po aq e dashuruar pas aktores, madje fotot e saj i mbante në faqet e brendshme të Biblës. Të dyja shkonin për pushime, bënin banjo dielli nudo dhe bashkëjetuan për vite në të njëjtën çati. Aktorja u nda nga D’Acosta pasi dyshonte se e tradhtonte dhe me pretendimin se donte të ruante jetën private i shkruan: “Dua të jem vetëm. Më lër”. Edhe pas ndarjes ato shkëmbenin letra mes tyre, derisa në vitin 1954 Garbo i kërkoi të mos i shkruante më. Lidhja mes tyre mbaroi, por shkrimtarja e torturoi deri në vdekje aktoren me histori të tjera dashurie.


3. Marlene Dietrich

Fill pasi aktorja Greta Garbo u nda nga Mercedes D’Acosta, një tjetër aktore do të ishte muza e saj e frymëzimit. Më shumë sesa romancë, ishte edhe ndjenjë e fortë rivaliteti, pasi ishte Marlene Dietrich. Aktorja, edhe pse e martuar, nuk ndali së dërguari letra dashurie dhe buqeta me trëndafila Mercedes D’Acostas. Kur aktorja u zhvendos drejt Evropës dhe ato u ndanë përkohësisht, shkrimtarja shkruan: “E di që për ty ka qenë e vështirë të lësh Hollywood-in, për më tepër në këto momente…” Marlene i dërgonte nga krahu tjetër i oqeanit një duzinë letrash dhe telegramesh, duke i firmosur me puthjen e saj. Pas vdekjes së aktores u zbuluan qindra letra që ato i kishin dërguar njëra-tjetrës: “E dashur më prit, mos darko dhe mos shko të flesh gjumë pa mua. Të puth duart e bukura dhe zemrën”.

4. Eleonor Roosvelt

Shumë nga sekretet e jetës së saj private u zbuluan pas vdekjes. Pikërisht, Eleanor Roosevelt, gruaja e parë e Amerikës, mbante të fshehur sekretin më të madh të jetës: ishte biseksuale. Gruaja shembull për amerikanët nuk ishte aq e moralshme sa dukej. Kohë pas largimit nga Shtëpia e Bardhë u zbulua se kishte pasur një marrëdhënie dashurore me një grua. Sipas një libri të botuar pas vdekjes, Eleonor Rusvelt kishte marrëdhënie tejet intime me gazetaren Lorena Hickok, të cilën e thërriste “Hick”. Të dyja shkëmbenin letra dashuria dhe kishin marrëdhënie seksuale, madje eksperiencat intime dhe letërkëmbimet u botuan publikisht. “Ndihem në qejf dhe më duket sikur fluturoj kur vij për të të takuar ty. Të premtoj, nuk do të jesh asnjëherë jashtë zemrës sime. Oh! Sa dua të të shtrëngoj fort në krahët e mi…!” Eleanor Roosevelt, 7 mars 1933.

5. Ona Munson

Ajo u bë e njohur në Broadëay, duke aktruar dhe kërcyer, por historitë e saj të dashurisë ishin ato që e rrëmbyen më fort sesa fama. Pas Ona Munsonit ishin të marrosur meshkujt më të njohur të kinemasë, por ajo kishte zgjedhur tjetër udhë. Aktorja e “Gone with the Wind”, pati tri martesa të famshme, nuk hoqi dorë nga aventurat dashurore me femrat. Ishte një femër e tërhequr nga jeta dhe çmenduritë, letrat e botuara pas vdekjes ishin dedikime të flakta dashurie. Aventurat e ndaluara me femra ishin shumëfish më të forta se puthjet dhe romancat me aktorin Clark Gable. Tri divorcet e njëpasnjëshme erdhën fill pasi u zbuluan dashuritë e saj, derisa në vitin 1955, plot katër vjet nga ndarja e fundit, Munson u vetëvra duke lënë këtë shënim: “Kjo është e vetmja rrugë ku mund të ndihem e lirë sërish…! Ju lutem mos më ndiqni”.


Read Full Post »